Botë
Katër ushtarë ukrainas e humbën jetën në përleshje në lindje të vendit
03.08.2015 18:04
Katër ushtarë ukrainas janë vrarë, ndërsa 15 janë plagosur në luftimet mes të separatistëve të mbështetur nga Rusia, gjatë ditës së djeshme në lindje të Ukrainës, njofton Armata...

Këta viktima në njerëz vijnë pasi zyrtarët ukrainas dhe përfaqësuesit e separatistëve pro-rusë kanë filluar bisedime të reja në Minks të Bjellorusisë, së bashku me negociatorë nga Rusia dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Këto bisedime kanë për qëllim që të përmirësojnë kushtet e armëpushimit të arritur në muajin shkurt.
Më shumë se 6.500 njerëz janë vrarë në lindje të Ukrainës, prej se kanë filluar luftimet në prill të vitit 2014./mia
