Sportet E Tjera

Luiza Gega, medalje ari në Ballkaniadë

03.08.2015 18:11

Luiza Gega konfirmon se është në formë të jashtëzakonshme. Sportistja shqiptare më elitare e këtyre viteve të fundit, fitoi medaljen e artë në garën e 1500 metrave...

Luiza Gega  konfirmon se është në formë të jashtëzakonshme. Sportistja shqiptare më elitare e këtyre viteve të fundit, fitoi medaljen e artë në garën e 1500 metrave në kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Pitesti të Rumanisë.
 
Vetëm 24 orë pasi kishte rrëmbyer  medaljen e argjendtë në 800 metra  Gega konfirmoi se në 1500 metrat është e e pakonkurrueshme në Ballkan, pasi në pistën ku garonin 11 atlete nga vende të ndryshme si Rumania, Sllovenia, Turqia, Serbia, Maqedonia apo Moldavia  ndali kronometrin në kohën 4’08”78 duke e lënë pas me pothuajse 8 sek turken Songul Konak që zuri vendin e dytë.
 
Në këtë mënyrë Gega bën bis pas Lojërave Europiane Baku 2015 ku fitoi edhe aty vendin e dytë në 800 metra dhe të parin në 1 500, por ndryshe nga garimi në Baku tanimë në Rumani atletja shqiptare ka përmirësuar ndjeshëm me 3 sekonda kohën e saj.
 
Gega në fakt ka qenë e vetmja që ka bërë dallimin në garat e Ballkaniadës nga sportsitët shqiptarë që nuk arritën rezultate të spikatura.