Botë
Vazhdon debati reth “gjykatës special”
03.08.2015 18:30
Kuvendi i Kosovës diskutoi gjatë gjithë ditës rreth amendamenteve që do të hapnin rrugë e themelimit të Gjykatës Speciale, por në sallën e Kuvendit të Kosovës ishin prezent më pak se 50 deputetë...

Sikurse herën e parë, edhe kësaj radhe opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenoi sovranitetin e vendit.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se edhe nëse nuk votohet Gjykata sot nuk bëhet më keq Kosova.
Haradinaj ka kërkuar nga deputetët që i kanë thënë Jo Gjykatës që përsëri të votojnë Jo. Edhe deputeti I vetevendosjes Glauk Konjufca, kerkoi nga deputetet e Kosovës që ti thonë jo GJykatës Speciale.
Por, ndryshe mendonin Qeveria dhe pozita, të cilët e quajtën të padrejtë, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.
Kryeministri Isa Mustafa arsyetoi riprocedimin e amendamentit në Kuvend. Ai paralajmëroi se pas votimit të Gjykatës Speciale, pritet të mbahet një mbledhje urgjente e Qeverisë për pr/ligjin për Dhomat e specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar, si dhe Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar në proceset gjyqësore nga këto dhoma.
Debati vazhdon edhe ne keto moment.
SANIJE KASAMI
