Stuhia paralizon Tetovën, bllokohet rruga rajonale me Kosovën
Stuhia me shit të rrëmbyshëm që ka kapluar këtë pasdite Tetovën, ka paralizuar gjithë komunikacionin në qytet...

Rrugët dhe lagjet janë përmbytur nga shiu I cili ka vështirësuar edhe lëvizjet e qytetarëve. Disa fshatra të Komunës së Tearcës dhe komunës së Zhelinës janë pa energji elektrike.
Rruga rajonale Tetovë - Jazhincë është tërësisht e bllokuar. Në fshatin Dobrosh lumi ka dalë nga shtrati duke e kthyer rrugën të pakaleshme, dhe autoritetet komunale u bëjnë apel edhe qytetarëve të Kosovës, që të mos nisen kësaj rruge.
Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Lumi Shkumbin ka dal nga shtrati, duke shkaktuar panikë dhe tmerr tek qytetarët që jetojnë pranë tij.
Pas daljes nga shtrati të lumit Shkumbin, shumë banorë pranë lumit i kanë lëshuar banesat dhe shtëpitë e tyre.
Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shiu, kane bllokuar edhe rrugën që të çon në Brodec dhe në disa fshatra të tjerë të Malësisë së Tetovës.
MIGENA GORENCA
