Botë
Kuvendi i Kosovës i dha dritë jeshile “gjykatës speciale"
03.08.2015 20:12
Pas nje debati të gjatë me përplotë akuza dhe kundër akuza, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar PRO ndryshimit të amandamentit kushtetues për themelim të gjykatës special...

Me 82 pro, 5 kundër dhe 1 abstenime, që kësaj radhe i hapen rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales.
Edhe pse opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, ato nuk morrën pjesë në pjesën e votimit.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se zbardhja e së vërtetës për disa dyshime gjatë luftës dhe pasluftës është një sfidë që duhet zbardhur.Ai tha se Kosova duhet të tregoj që është e përgjegjshme të përmbush obligimet që ka marr.
“Kushtetuta nuk e pengon qeverinë që të riprocedojë të njëjtat amendamente. Zbardhja e së vërtetës është një sfidë me të cilën Kosova duhet të ballafaqohet si vend. “Themelimi i Gjykatës Speciale është gjithashtu kërkesë e partnerëve ndërkombëtare. Kosova nuk mund të zhvillohet e izoluar”, ka vijuar Mustafa.
Edhe pse opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, ato nuk morrën pjesë në pjesën e votimit.
“Opozita ka dorëzuar në administratën e Kuvendit, sipas afateve kohore, një rezolutë, që padrejtësisht është mohuar në Kryesi mbledhjen e kaluar. E sollëm këtu përpara jush, për shqyrtim në këtë seancë. Ne kemi si kërkesë, që kjo çështje të futet si pikë e parë e rendit të ditës, sepse kjo rezolutë dënon gjenocidin dhe krimet masive, që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë viteve ’98-’99”, tha Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
“Të mos biem në grackë sepse po ndërtohet një gjykatë vetëm për Kosovën. Të bëhet një gjykatë me gjykatës nga Kosova dhe të hetohen ata që dyshohen”, ka sugjeruar Haradinaj.
Pas votimit pro për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme, ka shqyrtuar dhe miratuar edhe dy projektligje, atë për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe projektligji për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.
Gjykata Speciale për Krime Lufte, apo siç do të emërohet me ligj si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendon që të hetojë supozimet në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me dyshimet për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj disa civilëve serbë gjatë luftës së fundit.
Këto dhoma do të jenë nën kompetencë të plotë të prokurorëve e gjykatësve ndërkombëtarë.
SANIJE KASAMI
