Maqedoni
2 te vdekur ne spitalin e Tetovës, jozyrtarisht numri është më i madh
03.08.2015 23:19
Spitali i Tetovës konfirmon viktimat e para....

Drejtori i spitalit klinikë të Tetovës, Florim Besimi, ka konfirmuar zyrtarisht për TVM 2 se nga vërshimet kane vdekur 2 persona qe janë sjellë ne Spitalin e Tetovës.
Të vdekurit janë janë një vajzë e moshës 13 vjeçare dhe një fëmijë tjetër 7 vjeçar". Një person është dërguar për në Klinikën e Shkupit dhe tre të tjerë janë kuruar në spitalin ne Tetovë.
Besimi thotë se mjekët ne terren jozyrtarisht flasin edhe për 3 te bdekur por ende pritet konfirmim zyrtar.
Ka edhe persona te zhdukur dhe shumë te lënduar por ende nuk dihet numri i sakte për shkak se shume rruge janë ende të pakalueshme.
Disa fshatra të Komunës së Tearcës dhe komunës së Zhelinës janë pa energji elektrike. Rruga rajonale Tetovë - Jazhincë është tërësisht e bllokuar.
Në fshatin Dobrosh lumi ka dalë nga shtrati duke e kthyer rrugën të pakaleshme, dhe autoritetet komunale u bëjnë apel edhe qytetarëve të Kosovës, që të mos nisen kësaj rruge.
Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shiu, kane bllokuar edhe rrugën që të çon në Brodec dhe në disa fshatra të tjerë të Malësisë së Tetovës.
