Seancë qeveritare për situatën me përmbytjet

04.08.2015 10:08

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë speciale për situatën me përmbytjet...

Zëdhënësi i i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev informoi se për sot kryeministri Nikolla Gruevski ka caktuar seancë qeveritare me rastin e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme në të cilat do të shqyrtohen situatat dhe do të konfirmohen aktivitetet e mëtutjeshme, para së gjithash ndihma për popullatën dhe subjektet.