Në "Alo doktor" deri më tani 45.330 thirrje

04.08.2015 10:30

Në linjën telefonike 02 15123 për këshillë mjekësore "Alo doktor" nga 15 shtatori kur filloi të punojë, e deri më 1 gusht, ka pasur 45.330 thirrje...

Shtëpia e shëndetit Shkup njoftoi se nga 27 korriku deri më 1 gusht në linjën për këshillë mjekësore janë paraqitur 1.175 persona. Linja është e hapur çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtëpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdo lloj simptomeve të çrregullimit të shëndetit.

Njëzet e dy mjekë janë në dispozicion për këshillë mjekësore, ndërsa paraqitjet janë nga qytetarë nga të gjithë qytetet e Maqedonisë.

Të gjithë ata persona të cilët janë paraqitur në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë adekuate mjekësore përmes këshillës mjekësore dhe terapisë adekuate simptomatike.

Paraqitjet në javën e fundit janë me spektër të gjërë të simptomatologjisë më të ndryshme, më së shpeshti për simptoma kardiovaskulare dhe respiratore, dhimbje koke, virus stomaku dhe dhimbje simptomatike.

Për shkak të temperaturave të larta shumë shpesh paraqiten qytetarë për këshilla dhe rekomandime të lidhur me motin e ngrohtë, mbrojtjen nga dielli dhe këshilla rreth terapisë për sëmundje kronike.