Tre zjarre në 24 orëshin e fundit në Kumanovë
04.08.2015 10:32
Zjarrfikësit e Kumanovës në 24 orët e fundit kanë intervenuar në tre zjarre...

Ashtu siç kumtoi sot QRMK Kumanovë, tre zjarrfikës me një automjet të zjarrfikësve kanë shuar barin e thatë të përfshirë në flakë në lagjen "Pero Çiço" prej orës 10:20 deri në orën 11:00, derisa për një orë, katër kolegë të tyre kanë intervenuar në kashtën e përfshirë në flakë në sipërfaqe prej pesë hektarësh në fshatin e Kumanovës, Romanovc. Zjarri është lokalizuar në orën 14:15 minuta.
Prej orës 15:10 deri në orën 16:35 është intervenuar në barin e thatë të djegur me sipërfaqe prej 2.000 metra katror në Novoselane. Në shuarjen janë përfshirë katër zjarrfikës me një automjet të zjarrfikësve.
