Java botërore e gjidhënies
Perspektivat për përparimin e gjidhënies dhe për hapjen e bankave për qumësht human, roli i lindjes dhe neonatologjisë në iniciativën e gjidhënies...

Perspektivat për përparimin e gjidhënies dhe për hapjen e bankave për qumësht human, roli i lindjes dhe neonatologjisë në iniciativën e gjidhënies dhe të ekipit parandalues dhe infermierja në mirëmbajtjen e gjidhënies, janë pjesë e temave në të cilat mjekët e disa institucioneve shëndetësore do të diskutojnë në ngjarjen e sotme me rastin e Javës botërore të gjidhënies që e organizon Qendra për promovim të shëndetit dhe të drejtave të njeriut - Matrona.
Në bashkëpunim me shoqatën e pediatërve dhe të neonatologëve, Klinika për gjinekologji dhe akusheri dhe Shtëpia shëndetësore Shkup, Javën botërore të gjidhënies prej datës 1 deri më 7 gusht, Qendra e shënon me seri të ligjëratave edukative dhe punëtorive praktike lidhur me gjidhënien.
