Kori "Howard Gospel" për ditëlindjen e 55-të të "Verës së Ohrit"
04.08.2015 10:37
Festivali "Vera e Ohrit", 55 vjet e mbledh elitën artistike botërore, duke i ofruar publikut përmbajtje kulturore ekskluzive...

Me pjesëmarrje të atraksionit muzikor botëror "Howard Gospel" nga SHBA-ja, sonte në Teatrin antik në suaza të festivalit "Vera e Ohrit" do të shënohet 55 vjetori i ekzistimit të manifestimit të skenës muzikore më të madhe dhe më të rëndësishme në vend.
Festivali "Vera e Ohrit", 55 vjet e mbledh elitën artistike botërore, duke i ofruar publikut përmbajtje kulturore ekskluzive dhe duke i promovuar traditat kulturore kombëtare dhe krijimtarinë kulturore bashkëkohore të Maqedonisë.
