Botë
Shpërthim në juglindje të Turqisë, tre ushtarë kanë humbur jetën
04.08.2015 16:22
Tre ushtarë turq e kanë humbur jetën sot, ndërsa një është lënduar, në shpërthimin e një mine në juglindje të Turqisë...

Supozohet se pas këtij sulmi qëndrojnë pjesëtarë të Partisë Punëtore Kurde. Ekstremistët kurdë e aktivizuan mjetin shpërthyes me telekomandë, kur karvani ka kaluar nëpër Arakoj, në provincën Sirnak, në kufirin midis Irakut dhe Sirisë.
Shpërthimi shkaktoi përleshje midis ushtarëve turq dhe pjesëtarëve të PKK-së njoftojnë mediat turke.
Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Patisë Punëtore Kurde, që t'i ndërpres sulmet, të heq dorë nga dhuna, dhe të fillojë sërish bisedime me qeverinë turke, shkruan "Hyriet" duke iu referuar zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Mark Toner.
Ai këtë e ka deklaruar në përgjgijen e pyetjes së gazetarëve me rastin e sulmit vetëvrasës të së dieles mbi një ndërtesë të xhandarmërisë në qarkun Agri, Turqia Lindore, në të cilin janë vrarë dy ushtarë turq, ndërsa 31 janë lënduar.
