Reshje shiu, bubullimë dhe erë e përforcuar
Në Maqedoni pasdite moti do të jetë me vranësira jostabile e me reshje shiu, bubullimë dhe erë të përforcuar...

Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), reshje më intensive dhe më të rrëmbyeshme priten perëndimore dhe jugperëndimore.
Temperatura do të lëvizë nga 28 deri në 35 gradë Celsius, ndërsa UV indeksi 7.
Sipas DPHM-së, gjatë 24 orëve të kaluara më së shumti reshje shiu kanë rënë në Sthip, 40 litra në një metër katror, pastaj në Prileo 33, Manastir 27, Strumicë dhe Krushevë 14, Pozharanë 13, Dojran 11, Berovë dhe Vinicë 10, Tetovë 9, Shkup dhe Kriva Pallankë 8, Ohër, Llazaropole dhe Pretor 4, Demir Kapi dhe Gjevgjeli 3 dhe Dibër një litër në një metër katror.
Për nesër, DPHM paralajmëron mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të reshje të përkohshme të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimë, posaçërisht në rajonet malor në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 14 deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 30 deri në 37 gradë Celsius.
Në periudhën e ardhshme Maqedonia do të jetë nën ndikim të masës relativisht të lagësht dhe jostabile ajrore që do të kushtëzojë ë moti në pjesën më të madhe të jetë em diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në orët e pasditës me paraqitje lokale të reshjeve të përkohshme të shiut dhe dhe bubullimë. Proceset do të jenë më intensive në pjesët perëndimore dhe jugore. Temperaturat nuk do tëpësojnë ndryshim të madh, më të larta do të jenë të enjten, nga 31 deri në 38 gradë, ndërsa gjatë uikendit më të ulta, nga 28 deri në 35 gradë Celsius.
Në fillim të javës së ardhshme, temperaturat sërish do të jenë në rritje të vogël.
