Për katër ditë janë dhënë 2.924 vërtetime për azil

04.08.2015 14:39

Nga 31 korriku e deri më sot janë dhënë gjithsej 2.924 vërtetime për azil për shtetasit e huaj, prej të cilëve 1.947 burra, 382 gra dhe 557 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe edhe 38 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme...

Nga personat të cilët kanë marrë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë, 2.437, pastaj janë nga Afganistani 113 nga Iraku 169, Pakistani 113, nga Somalia 17, Palestina 12, Etiopia 11, përderisa të tjerët janë me numër më të vogël.

Nga 19 qershori e deri sot janë dhënë vërtetime për gjithsej 25.672 shtetas të huaj, prej të cilëve 18.409 burra, 3.398 gra dhe 3.629 fëmijë të cilët e mbështesin bartësin e vërtetimit, si dhe 236 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.

Sërish, më i madh është numri i sirianëve (19.342), pastaj nga Afganistani (1.877), Iraku (1.414), Pakistani (898), Somalia (519), Palestina (432), Kongo (285), Kamerun (133), Eritrea (129) përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në IP Qendra pranuese më 3 gusht të vitit 2015 është evidentuar një kërkues i azilit (burrë).

Nga numri i tërësishëm i kërkuesve të azilit të cilët janë të pranishëm në Qendrën pranuese, nuk janë evidentuar kërkues të azilit me lëndime, gra shtatzëna dhe persona minoren pa shoqërim të kujdestarit.

Sipas MPB-së, nga fillimi i dhënies së vërtetimeve e deri më sot, deri te Sektori për azil janë dorëzuar 41 kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë, me ç'rast 31 kërkesa janë nga shtetasit e Sirisë, prej tyre 10 për fëmijë, pastaj tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani, nga dy kërkesa nga shtetas nga Maroku, Algjeria dhe Iraku (një prej kërkesave është për fëmijë) dhe një kërkesë nga shtetas i Egjiptit.

Prej 1-3 gusht të vitit 2015 katër ekipet mobile të Kryqit të Kuq treguan ndihmë për gjithsej 455 intervenime, prej të cilave 286 janë kryer në Gjevgjeli, ndërsa 169 në Tabanoc. Gjithsej 17 gra shtatzëna kërkuan asistim mjekësor nga ekipet mobile, ndërsa vetëm 1 person është transportuar deri te spitali i përgjithshëm i Gjevgjelisë.

Fundjavën e kaluar në Tabanoc dhe në Gjevjeli, gjithsej janë distribuuar 1.102 shishe ujë, 205 pako me ushqim, 194 pako higjienike për burra, 163 pako higjienike për gra dhe 28 pako për foshnja.