Gjendja e rrugëve ne zonat kritike në komunën e Tetovës

04.08.2015 14:45

Rruga rajonale Shipkovicë - Brodec është zhbllokuar pjesërisht dhe e njëjta është e kalueshme për automjetet dhe qytetarët në vendin e njohur si Ura e Brodecit...

Rruga Tetovë - Jazhincë ende nuk është e kalueshme dhe për momentin në të po punojnë me kapacitet të plotë shërbimet komunale si dhe ato të Rrugëve të Maqedonisë.

Gjithashtu në fshatin Reçicë e Madhe po punohet në pastrimin e rrugës, dhe deri më tani në gjendje të kalueshme është pjesa e rrugës që shpie nga Reçica e Vogël deri në hyrje të fshatit Reçicë e Madhe.

Brenda fshatit ende mbeten të bllokuara katër rrugë lokale dhe nga shtabi i emergjencës njoftojnë se procesi i debllokimit të rrugëve do të vazhdojë pandërprerë.

U bëhet thirrje qytetarëve që në këto pika të evitojnë qarkullimin e panevojshëm me automjete pasiqë kjo plotësisht vështirëson punën e maqinerisë në terren që bën pastrimin e rrugëve.