Maqedoni

Kallëzim penal për prilepasit që kanë djegur automjetin

04.08.2015 15:18

Prilepasit M.S. (20) dhe D.D (26) morën kallëzime penale për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale "shkaktim të rrezikut të përgjithshëm"...

Siç kumtoi MPB-ja, të paditurit më 2 gusht, duke derdhur lëng të djegshëm, kanë vënë zjarri në automjetin "Ford Eskort" me targa të Ohrit, në pronësi të një shtetasi të Resnjës. Prilepasit me lëng të djegshme kanë derdhur, por nuk është djegur, edhe një tjetër automjet të tipit "Lada Niva", i cili është në pronësi të të njëjtit qytetar, i cili gjendej në afërsi të automjetit të parë.
 
Nëpunësit e policisë nga Resnjë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë një sërë masash dhe aktivitete me ç'rast janë identifikuar autorë e mundshëm, ndërsa nëpunësit e policisë rrugore nga SP Manastir në rrugën magjistrale Resnjë - Manastir është kapur automjeti me të cilin kanë lëvizur autorët e krimit dhe të njëjtët janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor në Resnjë.
 
Pas dokumentimit të tërësishëm të ngjarjes dhe sigurimin e fakteve materiale të arrestuarit plotësisht kanë pranuar veprën, pas së cilës është ngritur padi penale./MIA