Botë

Prishtinë, rreshjet dëmtuan infrastrukturën dhe bujqësinë

04.08.2015 16:01

Shiu i djeshëm ka sjellur dëme të shumta edhe në Prishtinë dhe pjesë tjera të Kosovës që u përfshinë nga shiu, duke dëmtuar infrastrukturën, dhe në bujqësi...

Shërbimet komunale në Prishtinë janë vënë menjëher në aksion për të riparuar dëmet në disa lagje.
 
Nga komuna e Prishtinës njoftojnë për disa raste të dëmtimeve në lagjen Dardania, dhe në qendrën e studenteve ku ka rrëshqitur një pjesë e kulmit.
 
Poashtu në desa rrugë të kryeqendrës së Kosovës ende qarkullon sasi e madhe e ujit. Instituti Hidro Metereologjik i Kosovës njoftoi se në Prishtinë sasia e rreshjeve ka qënë 39 litra për metër katror.
 
Ndërsa në komunën e Kamenicës, ka pasur rreshje edhe më të mëdha prej rreth 65 litra për metër katror.