Botë

Rusia dhe Suedia, i dëbojnë anga një diplomat njëra tjetrës

04.08.2015 16:32

Suedia e ka dëbuar një diplomat rus, ndërsa Moska është hakmarrë duke e dëbuar një diplomat suedez...

Një zëdhënës i Ministrisë së jashtme të Suedisë tha se aktivitetet e Rusisë nuk ishin në harmoni me Konventën e Vjenës, që është një kod i sjelljes diplomatike. Suedia është shumë kritike ndaj aksioneve të Rusisë në Ukrainë, ndërsa aktivitetet ushtarake në rritje të Rusisë me aeroplanë dhe anije, në rajonin e Detit Baltik, i kanë shtuar tensionet rajonale.