PËRMBYTJET NË TETOVË
Gruevski vizitoi Reçicën, partitë shprehin ngushllime për viktimat, ngushllime edhe nga Shqipëria dhe Kosova
04.08.2015 17:20
Pas vërshimeve në rajonin e Tetovës mbreme kryeministri Nikolla Gruevski ka udhetura per ne Tetov...

Ai vizitoi Reçicen e Madhe ku është njoftuar nga kompetentet dhe qytetaret me pasojat nga Vershimet. Kryeministri gjithashtu shpreh ngushlime per familjet e viktimave qe humben jetën gjate vershimve.
"Sapo e mora informatën për motin e keq dhe përmbytjet e mëdha që e përfshinë rajonin e Tetovës, bisedova me dhjetëra njerëz nga institucione të ndryshme që sa më shpejtë t'ju ndihmohet njerëzve në rjaonet e goditura. Menjëherë pastaj, së bashku me zëvendëskryeministrin Peshevski, ministrin e Mbrojtjes Jolevski dhe ministrin e MPB-së Çavkov, shkuam në vendet e goditura nga përmbytjet. Ishim edhe në Reçicë të Madhe dhe atje gjendja është me të vërtetë e rëndë. Nga bisedat me banorët më është thënë se ka ardhur deri te vërshimi i lumit nga ujërat e ardhur. Ka edhe informata për viktima dhe dua t'i ngushëlloj familjet e viktimave", shprehet kryeministri i RM-së Nikolla Gruevski.
Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese me shkrim shprehë ngushllimet më të sinqerta për familjen e viktimave nga vërshimet në Tetov dhe rethinë.Që mbrëmë, të gjitha strukturat e BDI-së janë obliguar që t’ju qëndrojnë pranë dhe në ndihmë banorëve të vendbanimeve të goditura nga vërshimet e djeshme. BDI shpreh keqardhje për dëmin e shkaktuar dhe i siguron qytetarët që do të ndermerr të gjitha masat për dëmshpërblim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Apelojmë deri tek qytetarët që kanë dëme materiale që të ndjekin procedurat dhe udhëzimet që do të marrin nga institucionet kompetente për vlerësimin e demit.BDI apelon deri te të gjithe faktorët politik, OJQ dhe mediat që të solidarizohen me përpjekjet për ti ndihmuar banorët dhe që të mos shfrytëzohet fatkeqësia natyrore dhe tragjedia e Tetovarëve për qëllime të politikës ditore.
Ngushllime për viktimat e vërshimeve të djeshme kanë shprehur edhe nga Partia Demokratike Shqiptare.
Nga partia e Thaçit ftojnë për një solidaritet më të madh nga gjithë që bashkërisht duke ndihmuar, të kalohen këto momente tragjike si për familjarët që patën viktima, ashtu edhe për mbarë qytetarët. Ngushllime për tragjedinë në Tetovë kanë shprehur edhe partite tejra shqiptare si Lëvizja për reforma e PDSH, Lëvizja Besa, RDK, Demokracia e Re dhe PPD, të cilat kërkuan nga institucionet dhe sektori joqeveritarë tu dalin në ndihmë banorëve të këtij rajoni.
"Erdhem ti vizitojme vendasit tane dhe te ju japim kurajo se e kane gjithmone perkrahjen tone gjithmone dhe do te bejme perpjekje qe te kompenzohen demet matriale. Por na vjen keq që viktimat njerzore nuk mundem ti kthejme por do mundohemi qe te ju ndihmojme ne demet matriale", shprehet kryetari i PPD-së së Tetovës, Nexhat Bexheti.
Keqardhje për atë që ndodhi mbrëm në Tetovë kanë shprehur edhe qeveria shqiptare dhe Ajo e Kosovës. Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, shprehur keqardhje për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Tetovë. “Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të vërshimeve në Tetovë.
Me mendje dhe zemër pranë tyre në këto momente të vështira”, shprehet Bushati. Ndërkohë ambasadori shqiptar në Shkup Fatos Reka ka takuar kryetaren e Tetovës Teuta Arifi, të cilës i ka shprehur mbësjhtetjen e qeverisë shqiptare për të ndihmuar Tetovën.
"Qevria shqiptare shprehu gatishmërinë dhe dëshironte të informohet për situatën në Tetovë dhe rrethinën e sajë. Për këtë arsye pata takim me zonjën Teuta Arifi, e cial pavarsisht mundësive dhe gatishmërisë së sajë për të ndihmuar në eliminimin e pasojave të kësaj fatkeqësie të natyrës, ka edhe mbështetjen dhe përkrahjen e qeverisë shqiptare dhe posaçësrisht të kryeminsitrit Edi Rama, për eliminimin sa më shpejtë të pasojave të kësaj fatkeqësie natzrore", shprehet ambasadori i Shqipërisë në RM, Fatos Reka.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përmes një telegrami dërguar Qeverisë së Maqedonisë, ka shprehur keqardhjen e thellë për vërshimet me pasoja në njerëz, që kanë ndodhur në qytetin e Tetovës.
REJHANE BUSHI-METAJ
