Maqedoni
Tetovë: Komuna shpalë 5 dhe 6 gushtin ditë zie
04.08.2015 17:25
Pas njoftimeve për 4 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur nga vërshimet e djeshme në Tetovë, dhe disa vendbanime përreth, Komuna e Tetovës ka shpallur ditë zie dhe gjendje krize më 5 dhe 6 gusht...

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ju ka shprehur ngushllime familjarëve për humbjen e më të afërmve në këtë katastrofë natyrore, ndërkaq ka deklaruar se komuna ka vendosur të gjitha kapacitetet e saja menaxhuese në kthimin e gjendjes normale të vendeve të dëmtuara nga vërshimet e djeshme.
"Me forcat tona të cilat i kemi pasur, me të gjithë mekanizimin që kemi pasur në disponim, është internvenuar në të gjitha vendet. Qëllimi parësor ka qenë që rrugët të mund të hapen me qëllim të mund të lëvizet dhe njëkohësisht emergjencat e ndryshme që mund të kishte popullata, të trajtoheshin. Në fakt unë personalisht inspektova dhe kalova në të gjitha këto vende dhe ajo që do kisha dhënë këtu si info, se pjesa më madhe dhe më e dëmtuar apo dëmtimet më të mëdhaja në njerëz dhe në materiale janë në Shipkovicë", shprehet kryetarja e komunsë së Tetovës, Teuta Arifi.
Arifi bëri të ditur për nevojat e qytatërve në këtë kohë krize, e që sipas saj, qytetarët në zonat e dëmtuara, më së shumti kanë nevojë për ujë të pijshëm.
"Në këtë fazë fillestare, ajo që i nevojitet popullatës së këtyre zonave është uji i pijshëm të cilën ne e kemi realizuar nëpërmjet të kapaciteteve të ndërmarrjes publike, me ndihmën e forcave të ushtrisë së Maqedonisë edhe me ndihmën e qytetit të Shkupit që na është dhënë si ndihmë. Në fshatin Poroj është punuar me mekanizim për pastrimin e rrugës, pas intervenimit të EVN-së është bërë kyqja e rrymës, kemi kërkuar nga policia të rregulloj komunikacionin ngaqe bëhet fjalë për rrugë rajonale", shprehet kryetarja e komunsë së Tetovës, Teuta Arifi.
Kryetarja e Tetovës Arifi, u zotua se këto ditë komuna e Tetovës dhe të gjithë të punësuarit do të jenë aktiv cdo moment për të normalizuar gjendjen kaotike të krijuar në Tetovë dhe rrethinë, pas shkaktimit të dëmeve nga vërshimeve të mbrëmshme.
NERMIN MULAKU
