Maqedoni
Seancë e jashtzakonshme e qeverisë për Tetovën, ndihmë prej 30 mijë denarësh për familjet e dëmtuara
04.08.2015 17:30
Familjet e dëmtuara nga përmbyrtjet që vërshuan mbrëmë Tetovën dhe malësinë e Sharrit do të dëmshpërblehen me nga 30 mijë denarë...

Vendimi u morr në seancën e sotme të jashtzakonshme të qeverisë, ku gjithashtu u formua komision special i cili do të bëjë vlerësimin e dëmeve në teren.
“Është formuar komision special i qeverisë i cili menjëherë do të del në teren dhe në afat prej një deri në dy ditë do të vlerësojë se ku janë shkaktuar dëmet fillestare. Në afat prej dy ditësh do të formohet një listë e familjeve të dëmtuara të cilëve do tu ndahet ndihmë fillestare prej 30 mijë denarëve", shprehet zv/kryeministër për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski
Komisioni i njëjtë do të vazhdoj për më shumë se një muaj të bëjë vlerësimin e dëmeve për tu përcaktuar niveli i ndihmës nga qeveria për riparimin e dëmeve. Informacioni fillestar është se janë dëmtuar mbi 200 objekte, shprehet Peshevski. Puna e komisionit special do të mbikqyret nga komisioni i emergjencës i udhëhequr nga zv/kryeministri Pesheveski, ministri i ambientit jetësor Nurhan Izairi dhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.
“Komisioni i emergjencës do të bëjë kordinimin e situatës e cila në teren është duke u zhvilluar dhe do të kordinojë drejtëpërsëdrejti këtë situatë dhe njëkohësisht do të ketë takime për çdo ditë dhe do ju informojë edhe juve për situatën e mëtutjeshme”, shprehet ministri i ambientit jetësor Nurhan Izairi.
Kryetarja e komunës së Tetovës tha se kjo është një ndër fatkeqësitë më të mëdha që kanë ndodhur në komunën e Tetovës 40 vitet e fundit, duke marrë me vete dhe katër viktima. Arifi njofton se Komuna e Tetovës diten e nesërme dhe pasnesër e shpalli ditë zie.
“Ajo që për ne e bën situatën akoma më të rëndë janë viktimat në njerëz dhe për këtë edhe ne si komunë shprehim ngushëlllimet tona më të thella dhe në takimin e djeshëm që kishim me përfaqësuesit e djeshëm të qeverisë në Tetovë u diksutua që sot të mbahet kjo mbledhje me qëllim që të silleshin përfundime sa më konkrete që njerëzit të tejkalojnë situatat e tyre meqenëse u nevojitet edhe ndihmë financiare por edhe përkrahje njerëzore”, shprehet kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Qeveria me vendimet e sotme angazhon edhe agjencinë për konfiskim të pronës që të ndihmojë familjet e dëmtuara me pajisje, veshmbathje dhe sende të tjera që ky institucion ka konfiskuar. Ndërkaq do të hapet edhe xhirollogari e posaçme për grumbullimin e fondeve.
MERAL ISMAILI
