Maqedoni

Moti i keq shkakton dëme edhe në Prilep

04.08.2015 17:37

Gjate ditës së djeshme rreshje të medha të shiut të shoqëruara me breshër ka kapluar edhe rajonin e Prilepit...

Balta dhe gurët nëpër rrugët e Prilepit kanë pamundësuar organet kompetente që të menaxhojnë situatën  në kohën e duhur.
 
Një natë pas shirave të rrëmbyeshem numri I shtëpive të perbytura nga uji arriti ne rreth 30  perfshi dhe, bodrume, dhe oborre  shtepishe.  
 
Motin e lig te shoqeruar me rreshje te shumta e kane ndier  sidomos banoret e lagjes Trizlla.  Sipas banoreve te kesaj lagjeje vershimet ndodhen per shkak se uji nuk ka pasur ku te depertoje sepse te gjitha kanalizimet atmosferike jane stermbushur.
 
Pjesa me e urbanizuar e ketij qyteti ndodh qe me shpesh te jete  ne shenjester te vershimeve, per shkak te ndertimeve te shumta te cilat po ndodhin koheve te fundit  per dallim nga rajonet e tjera te qytetit te prilepit.
 
Sherbimet locale kane njoftuar se pastrami I kanalizimeve ka filluar qysh sot.
 
Banoret  thone se jane shkaktuar deme te medha materiale, sidomos tek te mbejllat bujqesore te sezonit, sic jane duhani dhe speci qe tash me  jane shkaterruar po thuajse teresisht. Eshte mbledhur edhe shtabi i krizes nga ku njoftojne  se do te behet mobilizim maksimal me qellim te tejkalimit te gjendjes se veshtire  si dhe te  parandalimit  nga vershimet  eventuale gjate diteve  te ardheshme.