Maqedoni

Kryqi i Kuq dhe OH “El-hilal", ndihmojnë tetovarët që pësuan nga përmbytjet

04.08.2015 17:55

Kryqi i Kuq i Maqedonisë dhe Oh “El-hilal“ ndihmuan banorët që pësuan dje nga përmbytjet në rajonin Tetovës...

Kryqi i Kuq i Maqedonisë intervenimet e para i bëri në fshatin Shipkovicë të Tetovës pasiqë vlerësuan se pikërisht në këtë fshat ka pasur dëmtime më të mëdha.
 
Kryqi i Kuq i RM-së, ditën e sotme tentoi të ndihmonte sanimin e situatës,ndihmës së popullatës së prekur nga vërshimet e ditës së djeshme.
 
Ishim në terren bëmë vlerësimet e para dhe bëmë intervenimet e para kryesisht në fshatin Shipkovicë që rezulton të jetë më i dëmtuari në këtë situatë.
 
Gjatë ditës së sotme ne bashkërisht me Kryqin e Kuq të Tetovës dmth janë të mbuluara një pjesë e familjeve të dëmtuara me 100 pako higjienike,200 pako me ushqim, 200 komplete për pastrimin dhe dezinfektimin e terenit,400 batanie. 
 
Sot aktivistët e OH “El-Hilal” do të dërgojnë një kamion me ujë të pijshëm për banorët e dëmtuar,njëkohësisht sot do të kemi mbledhjen e radhës në zyrtën qëndrore të “El-Hilalit”,ku si pikë e rendit të ditës do të jetë situata e krijuar në Tetovë dhe rrethinë.
 
Pasi të mbajmë mbledhjen që është e caktuar për sot ne do tju dërgojmë 16 degëve të El-Hilalit qarkore ku do të bëjëm apel ndaj të gjithë bëmirësve ndaj të gjirthë atyre që e shohin vetën se mund të japin kontributin e tyre. 
 
Të gjithë qytetarët që duan të ndihmojnë mund të kontribuojnë në llogarinë rrjedhëse të fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq apo në numrin e telefonit 143-400 .Ndimë kanë paralajmëruar edhe organizatat tjera humanitare.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI