Maqedoni
Shipkovica e Tetovës: Pasoja të mëdha nga stuhia e mbrëmshme
04.08.2015 18:03
Fshati Shipkovic është një nga fshatrat më të prekura nga stuhia dhe përmbytjet që përfshinë mbrëmjen djeshme ne gjithë rajonin e Tetovës...

Madje edhe numri i madh i viktimave ,kanë qenë banorë të këtij fshati. Pervec shiut te rrembyeshem edhe stuhia e madhe ndër të tjera, ka shkaktuar daljen e lumenjeve nga shtrati në malin Sharr, duke shkaktuar bllokimin e rrugeve, si dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në shumë shtepi, oborre dhe makina.
Sot ne kete fshat mbreteronte nje gjendje jashtzakonshme.
Katër persona të vdekur ,në mesin e të cileve edhe një fëmij dy vjec, mbi 20 shtëpi te shkaterruara plotesisht, rruge perplot me gure dhe zhavor, ishin keto pamjet e sotme nje dite pas vershimeve vdekjeprurese ne kete zone te malesise se Tetoves qe ka sjellur lumi Shkumbin i cili doli nga shtrati dhe vërshoi gjithçka që kishte përpara.
Banorët e fshatit Shipkovic te anketuar nga TVM2 ishin te shqetesuar tej mase, shiu dhe era e fuqishme shkatërroi një pjesë të madhe të fshatit për vetëm 20 minuta, shprehen banoret.
"Katastrofë vdekjen e kemi pa me sy, çka të ju them e shihni vet. Kemi mbet pa asgjë nuk di edhe unë çka të them, s`mund ta përshkruj”, shprehet një banor.
“Ja si e kemi kalu natën e mbrëmshme, shiheni vet, më tepër skam. Po kemi dy të vdekur”, theksoi një banor.
“Për një kohë të shkurtër u bë zi keq, ndodhi, u ndal shiu dhe ja e shihni vet si është nuk e di çka të them”, shprehet një banor.
“Ne ballafaqohemi me këto vështirësi por falë të gjitha organeve, pushtetit komunal, janë mundu të na ofrojnë ndihmën bazike që ka nevojë popullata. Kishim nevojë për bukë dhe ujë, këto na kanë ofruar. Mbrëmë ka qenë edhe kryeministri Gruevski dhe Teuta ishte pas orës tre të Natës kjo është situatë më e keqe se lufta 20 shtëpi janë të demoluara s`kanë asnjë shans për jetë aty duhet të fillojnë ndihmat anekand”, shprehet Nijazi Kadria nga shtabi i krizës në Shipkovicë.
Ne malesine e Sharrit rrugët janë të bllokuara, ushtria ,dhe banorët po punojne intensivisht për zhbllokimin e rrugës dhe per normalizimin e qarkullimit te automjeteve edhe per ne fshatrat e tjera per rreth, Brodec,Veshalle ,Bozovcë, të cilët jane të bllokuar prej mbrëme.
VISAR SADIKI
