Maqedoni
Bashkësia Islame ndihmon Tetovën
04.08.2015 19:00
Delegacioni I Bashkësisë Fetare Islame në krye me kryetarin Sulejman Rexhepi, vizitoi fshatin e Shipkovicës, ku ndau 60 pako me ushqime...

Delegacioni I Bashkësisë Fetare Islame në krye me kryetarin Sulejman Rexhepi, vizitoi fshatin e Shipkovicës, ku ndau 60 pako me ushqime, si dhe informoi se bashkësia fetare islame ka marr vendim që në 2 xhumatë e ardhshme do të mbledhin fonde për ndihmë të këtyre zonave të rrezikuara. Rexhepi gjithashtu shprehi ngushllime familjeve të viktimave.
"Vendosëm që në formë solidare, ne të gjindemi të afrojmë një ndihmë diku të 60 pakove me ushqime që përfshin diku rreth 22 kilogram artikuj shumë të ndryshëm ushqimorë, dhe kjo është hapi I pare që ka marr bashkesia islame, ndërsa me vendim urgjent kemi vendosur që 2 xhuma, do të thotë me të 7 dhe me 14 të këtij muaji shpallim javën e solidarizimit me Shipkovicë dhe Reçicë", shprehet kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
Delegacioni I BFI-së gjithashtu vizitoi shabin e emergjencës, për t’u njoftuar për së afërmi me nevojat urgjente që i ka ky shtab për t’ju dalë në ndihmë banorëve të goditër nga vërshima katastrofale e djeshme. Rajoneve të përmbytura të Tetovës dhe Malësisë së saj iu kanë dal në ndihmë edhe shumë shoqata humanitare.
ERSAN PAJAZITI
