Maqedoni
Reçica, Tearca dhe Poroi, pasoja të shumta nga stuhia e mbrëmshme
04.08.2015 19:08
Baltë, gurë dhe drunjë të mdhej në mes të rrugës, shtëpi të mbushura me ujë. Me këto fjalë mund të përshkruhet gjendja e fshatrave Reçicë e Madhe dhe e Vogël, 20 orë pas vërshimeve që kapluan këtë zonë...

Gjendja e banorëve është e vështirsuar tej mase. Për 20 orë ata janë të bllokuar pa rrugë, pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm, ndërsa edhe në këtë situate ata përpiqen të shëptojnë diçka prej gjërave shtëpiake.
"Ka hyr uji në garazh. Ne skemi qenë përgaditur se koha ishte mire në mëngjes. Uji I madh e ka prish deren e garazhës dhe atëherë e kemi dëgjuar zhurmën e madhe e ujiit. ëËshtë prishur komplet guzhina me friorifera dhe me artikuj ushqimore me enë shtëpia me tash jam shumë emocionume nuk mund të shprehem”, shprehet banorja e dëmtuar.
“Unë e mbaj mend para 30 vieteve se në fshatun Reçic e vogël te lumi i Pepës ka pasur një përmbytje po jo me intesitet aq të madhë. Ne këtu gjithmon e kemi pasur frug nga përmbytjet por kështë tragjedi nuk ka ndodhur”, shprehet banori i dëmtuar.
Në këto dy fshatra janë regjistruar rreth 150 shtëpi të dëmtuara, por më keq kanë pësuar shtëpitë që ndodhen për rreth lumit.
“Në Reçicë e Madhe i kemi 68 shtëpi të dëmtuara në Reçicë e Vogël 80 shtëpi të dëmtuara poashtu i kemi me dhjetra vetura dhe traktora janë shkaktuara”, shprehet kordinatori i shtabit të emergjencës për f. Reçicë, Ahmet Qazimi.
“Ujë për pije mungon në fshati dhe ka shtëpia shumë të dëmtuara për rreth lumit dëmi është shumë i madhë. Sa do ndihmohet nuk e dim”, shprehet kryetari i ibahskësisë lokale të Reçicë së Madhe, Murtezan Ibishi.
Pamje të tmerueshme vijnë edhe nga shumë fshatra të komunës së Tearcës. Banorët e kësaj zone nuk mbajn mend përmbytje të tilla të kishin ndodhur më parë.
Shumë rrugica dhe shtëpi ishin të bllokuar, në mesin e tyre edhe rruga magjistrale për në Kosovë.
“Nuk mund njeri të kuptojë ky druni trash kishte ardhë dhe u ngjit te cepi i murrit të jashtëm ndërsa druni tjetër ishte majtës atij dhe parandaloi që të mos hyni ujit mbrenda në shtëpi. Unë i pata lopët mbenda të mbyllur dhe u detyrova një bashkfshatar të më ndihmojë të pastrojmë. Vërshime ka pasur por jo aq shumë të çojë dru. Përpara vërshimet kanë sjellur balt dhe gur me nga 4-5 tonë por jo e dhe drunjë të mëdhej, kjo asnjëherë nuk ka ndodh”, shprehet banori i Tearcës.
“Uji më kla hy edhe mua në shtëpi prej këtij xhami këtu balta na hyri në shtëpi dhe siç e shihni dëme ka”, shprehet një banor tjetër.
Dy urat në këtë vendbanim nuk janë në përdrorim, për shkak se gurët e grumbulluar që kishin zbirt nga lartë bllokuan funksionimin e tyre. Po kjo gjë nga ana tjetër pamundësoi një katastrof me përmasa të mëdha.
“Ky është shtrati i lumit Panikë që prej mbrëm tërësisht e ka merituar emrin. Gardhi e urës pas meje parandaloi që të mos ketë dëme më të mëdha.”
Ekipet e pastrimit të komunës së Tearcës gjatë gjith kohës pastronin rrugët e bllokuara.
“Fatmirsisht nuk kemi viktima ndërsa dëmet materialet janë akoma pa të llogaritshme për arsyje se ka të përmbytur edhe me dhjetra hekterë por fatmirësisht lumi ku ka hyrje është shpërndarë në tri pjesë për ndryshe do të kishim edhe vikima sot dhe fal zotit uji i lumit ka marr drejtim në 3 kahje”, shprehet kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani.
Edhe fshati Poroj është përmbytur nga vërshimet e djeshme. Banorët e këtij fshati po evidentojnë dëmet e shkaktuara dhe me nxitim po mbledhin ato produkte bujqësore që kanë arritu ti shpëtojnë stuhisë.
Ndërsa metereologët paralajmërojnë se rreshje mund të ketë edhe në ditit në vijim por me intenzitet më të ulët.
REXHEP QAMILI
