Futboll

Duka: Në stadium do të vijë çdo shqiptar

04.08.2015 19:13

Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit (FSHF), Armdna Duka ka thënë se në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë…

Kreu i FSHF-s , Armando Duka ka reaguar menjëherë pas lajmit të publikuar se në ndeshjen e kthimit mes Shqipërisë dhe Serbisë tifozë nga Kosova dhe Maqedonia nuk do të lejohen në stadiumin “Elbasan Arena”
 
“Nuk është e vërtetë, në stadium do të vijë çdo shqiptar. Të njëjtat kushte që do të jenë për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri do të jenë edhe për shqiptarët që jetojnë në trojet e tjera” ka deklaruar duka për gazetën ‘Shqiptarja.com’. 
 
“Ndeshja do të zhvillohet në masa të rrepta sigurie, pasi në stadium do të jetë edhe kryeministri i Serbisë, Vuçiç me Ramën”, ka theksuar kreu i FSHF-së.