Maqedoni
Futbollisti maqedonas Pandovski lufton për jetë pas aksidentit të rëndë
04.08.2015 20:53
Futbollisti maqedonas Aleksandar Pandovski po lufton për jetë pas aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në dalje të Shkupit...

Sipas informacioneve, fatkeqësia ka ndodhur pasi automjeti i tipit Golf” në të cilën ka qenë Pandovski dhe babai i tij, ka humbur kontrollin dhe me një shpejtësi prej më shumë se 100 kilometra në orë është përplasur në shtyllën e betonit tek pompa e benzinës “Makpterol” e cila gjendet para daljes nga Shkupi.
Informacionet flasin se Pandovski dhe babai i tij në gjendje të rëndë janë dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit, ku lufta për jetë e këtij futbollisti 23 vjeçar ende vazhdon.
Aleksandar Pandovski është ish futbollist i Vardarit, ndërsa ka qenë edhe pjesë e ekipit të Rabotniçkit, ndërsa angazhimi i tij i fundit ka qenë në Euromilk.
