Delegacion ushtarak nga SHBA-ja për vizitë në Maqedoni
05.08.2015 10:11
Një delegacion ushtarak nga SHBA-ja i udhëhequr nga gjenerali Uillijam Frejzer III, i cili qëndron për vizitë në Maqedoni, sot do të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Zoran Jolevski dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së...

Vizita e delegacionit amerikan në Maqedoni është në korniza të programit KAPSTON.
Qëllimi i vizitës është që liderët e ardhshëm të forcave ushtarake të SHBA-së të njoftohen me RM-në dhe t'i shqyrtojnë mundësitë për zhvillim të bashkëpunimit mes të dy shteteve, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
