Festival ndërkombëtar "Margaritarët e liqenit" në Strugë

05.08.2015 10:22

Me performancën e artistëve të rinj të talentuar nga shumë shtete evropiane sonte në skenën verore te hoteli "Biser" në Strugë do të hapet Art festivali i 12-të ndërkombëtar dhe gara "Margaritarët e liqenit 2015"...

Në edicionin e 12-të të festivalit do të marrin pjesë të rinj nga Maqedonia, Rusia, Malta, Franca, Polonia, Bjellorusia, Serbia, Bullgaria, Zvicra, Moldavia. Ata do të marrin pjesë në dy programe të festivalit: klasikë dhe estradë, koreografi, folklor.

Artistët më të mirë nga Maqedonia në "Margaritarët e liqenit" kanë mundësi për pjesëmarrje në shumë festivale me renome botërore, midis të cilave edhe në "Sllavjanski Bazar" në Bjellorusi.