Disa pjesë të Zelenikovës, Aerodrmonit dhe Sarait nesër pa energji elektrike

05.08.2015 11:37

Për shkak të punëve të caktuara teknike në elektrosistemin nesër pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të komunave Zelenikovë, Aerodrom dhe Saraj, informojnë nga QRMK-Shkup...

Në periudhën nga ora 06:30 deri në orën 08:00 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e fshatrave Taor, Orashani, Ognjanci dhe Vikend lagjja në komunën e Zelenikovës.

Nga ora 08:30 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rr. "Kosta Novakoviq" dhe një pjesë e bul. "Brigada e 3-të e Maqedonisë" në komunën e Aerodromit.

Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Gërçec, një pjesë e rr. "2", nga ora 9:00 deri në orën 12:00 shfrytëzuesit nga Matka - Kanjon Matka, Kisha "Shën Andrea" dhe nga ora 09:00 deri në orën 15:30 shfrytëzuesit nga fshati Kondov - një pjesë e rr. "1" në komunën e Sarajit.