DMSH: Pastrohen rrugët e bllokuara nga moti i lig në rajonin e Tetovës

05.08.2015 11:51

Si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme në rajonin e Tetovës pas tërheqjes së ujit kanë mbetur shtjella të baltës dhe disa pjesë të drunjve të çrrënjosura në akset rrugore lokale...

Për momentin, sipas asaj që informon Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, sot po punohet në pastrimin e rrugëve që të sigurohet lëvizje pa pengesa.

Aksi rrugor drejt fshatit Shipkovicë është i kalueshëm dhe në vijim janë aktivitetet për zgjerimin e saj.

Mekanizmi i angazhuar nga Drejtoria punon në pastrimin e aksit rrugor lokal midis fshatrave Sellcë dhe Vejce, Tetovë-Jazhincë, punohet në depërtimin e rrugës magjistrale midis Porroit, Xhepçishtit dhe Dobroshtit, ndërsa pastrohet edhe shtrati i Lumit të Porroit. Në Tetovë, në pjesën e poshtme  të lagjes "Rruga e UÇK-së", pastrohen nënkalimet, është angazhuar një makinë nga DMSH-ja dhe mekanizëm nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup.

Përmes Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim gjithsej janë angazhuar 15 ekskavatorë dhe 29 kamionë, ndërsa do të porositen edhe 1.000 thasë për rërë.