PROCESI GJYQËSOR “PUÇ”

Zaev s’paraqitet në gjykatë, shtyhet seanca

05.08.2015 12:27

Shtyhet seanca e parë dëgjimore për procesin gjyqësor “PUÇ” për më 7 shtator...

Në gjykatën themelore Shkupi 1 mungoi i dyshuari i katërt, lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Mbrojtja kërkoi që seanca dëgjimore të shtyhet për një afat më të largët kohor, për shkak të marrëveshjes së arritur politike në Përzhino që lëndën ta udhëheqë prokurori special.

Por gjykatësja Lubinka Basheska e prerë se nuk punon  në bazë të marrëveshjes e as në bazë të asgjë tjetër, por vetëm në bazë të ligjit. Ka njerëz në paraburgim, duhet të caktoj datë të arsyeshme u shpreh Basheska.

Mbështetje për përcaktimin e shtatë shtatorit si datë për mbajtjen e seancës, gjykatësja mori nga dy të akuzuarit që momentalisht gjenden në paraburgim, ish derjtori i drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim Zoran Verushevski dhe funksionari i punësuar në MPB Gjorgji Llazarevski.

Pas kërkesës së gjykatëses Lubinka Basheska që të sqarohet mungesa e Zaev, avokati mbrojtës Fillip Medarski u thir në deklaratat publike të Zaev. Por gjykatësja reagoi se nuk punon në bazë të deklaratave publike, por me fakte. 

Zaev paraprakisht edhe publikisht pati deklaruar se mohon gjyqësorin e vendit dhe nuk do të paraqitet në asnjë seancë gjyqësore. Në gjykatë ishin të pranishëm edhe dy të akuzuarit të tjerë që tanimë mbrohen në liri bashkëshortja e Verushevskit, Sonja, dhe I punësuari në komunën e Strumicës Branko Palifrov.

Ndërkohë që para gjykatës ishin mbledhur grup, mbështeteës të Zaev, të cilët kishin vënë një afishe me fotografinë të liderit të LSDM-së në shenjë përkrahjeje. Që të gjith të akuzuarit për rastin “PUÇ” ngarkohen për spiunim dhe dhunë ndaj organeve më të larta shtetërore. (Meral Ismaili, TVM2)