Kundërvajtje për tre objekte hotelierike në Ohër për shkak të zhurmës

05.08.2015 14:00

Tre objekte hotelierike në Ohër do të marrin kallëzime penale për shkak të zhurmës tejmase, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme...

Aksionet dhe matjet kontrolluese të realizuara në bashkëveprim me Inspektoratin për mjedis jetësor dhe inspektim komunal te këta objekte hotelierike kanë treguar tejkalim të zhurmës së lejuar dhe prishjes së rendit publik dhe paqes me shfrytëzimin e instrumenteve muzikore dhe pajisjeve tjera teknike.

Kontrollet, gjithsej shtatë, janë realizuar në iniciativë të SPB Ohër, por edhe sipas denoncimeve të qytetarëve.

"Në pajtim me Ligjin për kundërvajtje, ai që e prish paqen e të tjerëve me këndim, shfrytëzim të instrumenteve muzikore, radio dhe aparate televizive dhe pajisje tjera teknike. si dhe me burime mekanike të zhurmshme (motor dhe të ngjashme) nga ora 15:00 deri në orën 18:00 dhe pas orës 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, policia do ta pengojë dhe do t'i shqiptojë gjobë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë të denarit. Për kundërvajtjen, personit juridik do t'i shqiptohet gjobë prej 500 deri në 1.000 euro. Gjoba në vlerë prej 500 deri në 800 euro në kundërvlerë të denarit do t'i shqiptohen tregtarit individ i cili kryen veprime hotelierike nëse nuk ndërmerr masa që të mos vijë deri në kryerje të kundërvajtjes në objektin e tij hotelierik", informon MPB.

Denoncime të duhura kundër personave juridik dhe përgjegjës janë parashtruar dhe nga shërbimet kompetente inspektuese nga vetëqeverisja lokale.