Janë punësuar 92 persona me pengesa përmes projektit të USAID, 12 kanë filluar biznesin e tyre

05.08.2015 14:11

Përmes Projektit të USAID për punë praktike dhe punësim të personave me pengesa i cili funksionin nga viti 2012 deri tani janë punësuar 92 persona, 12 kanë hapur biznes personal, ndërsa 57 kanë realizuar angazhime praktike në kompani të ndryshme private, institucione publike dhe organizata joqeveritare...

Ky projekt punon në ndërtimin e kapaciteteve të personave me pengesa që më lehtë të kyçen në tregun e punës, ndërsa gjithashtu punon edhe me kompanitë dhe institucionet publike për pranim më të lehtë dhe adaptim të këtyre personave në vende pune, njoftojnë nga projekti.

Janë trajnuar 389 persona në temën "Strategji për kërkim të punës për personat me pengesa", 14 persona me pengesa me sukses e kanë përfunduar trajnimin për sipërmarrësi, ndërsa 11 e kanë vizituar trajnimin për zhvillimin e aftësive kreative të personave me pengesa. Nga ana tjetër, megjithatë 202 përfaqësues të kompanive kanë vizituar trajnim për udhëheqje mentoriale të personave me pengesa.

Në dhjetor të vitit të kaluar është organizuar panair për punësim në Kumanovë, ndërsa si pjesë nga aktivitetet deri në gusht të vitit të ardhshëm do të organizohet edhe një.