Radovish, policia zbulon 147 rrënjë me "kanabis sativa"
Policia në Radovish ka gjetur 147 rrënjë "Kanabis Sativa" me madhësi prej 1,5 deri në 2,7 metra...

Siç njoftoi MPB më 31 korrik të këtij vitit në orën 17, sipas njohurive paraprake të nëpunësve policor nga Stacioni policor Radovish, në pyllin me degëzim të ulët në sipërfaqe prej rreth 50 m2 në hapësirë të rethuar, të mbrojtura me rrjet të metaltë dhe të mbuluara me rrjet të gjelbërt për mbrojtje kundër bubullimave, janë gjetur rrënjë të mbjellura me siguri nga bima "Cannabis Sativa".
Nëpunësit policor nga Radovishi, e kanë lajmëruar Prokurorinë Themelore Publike me ç'rast e kanë dokumentuar me videoregjistrim, ndërsa degët janë çrrënjosur dhe janë sjellur në SP Radovish për veprim të mëtutjeshëm.
"Nëpunësit policor me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake kanë kryer kontroll në shtëpinë e G.E.(27), shtetas i Turqisë me qëndrim të përkohshëm në Maqedoni, pastaj te S.S.(38) nga Radovishi dhe te personi I.S.(33) nga Radovishi. Sipas urdhërit të prokurorit publik personat janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policor Radovish".
