Frejzer III, SHBA-të mbështetësi më i madh i Maqedonisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbështetësi më i madh i Maqedonisë që nga shpallja e pavarësisë tuaj...

Këtë e theksoi Uiliam Frejzer i tretë pas takimit me ministrin e Mbrojtjes Zoran Jolevski.
"Ju falënderoj për kontributin e vazhdueshëm në përpjekjet paqësore në botë. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë mund të jenë krenar në punën e ushtrisë tuaj në mbështetjen e stabilizimit global dhe demokratizimit. Jemi krenar që mund ta quajmë Maqedoninë partner tonë, aleat dhe mik dhe me pa durim presim ta shohim si e plotëson tërë potencialin e saj të një demokracie të fuqishme, energjike dhe me prosperitet, tërësisht të integruar në bashkësinë euroatlantike", tha Frejzer.
Ndërsa Ministri Jolevski bëri të ditur se një grup prej 20 gjeneralëve amerikanë kanë arritur në Maqedoni që të njihen me atë që Armata e Republikës së Maqedonisë e ka arritur me reformat që Maqedonia i bën në rrugën e saj drejt NATO-s.
"Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në proces, nën mbështetjen e KB-së, të gjindet zgjidhje e pranueshme e përbashkët me fqinjin tonë jugor. Maqedonia sa më shpejtë duhet të marrë ftesë për anëtarësim në NATO sepse këtë e meriton me reformat në sferën e mbrojtjes dhe gjithashtu kjo do të kontribuojë që të forcohet stabiliteti, jo vetëm në Republikën e Maqedonisë, por në rajon, në Evropë në tërësi", tha Jolevski.
