PËRMBYTJET NË TETOVË

Kryqi i kuq shqiptar dhe bullgar ofrojnë ndihmë

05.08.2015 15:18

Pasojat nga përmbytjet në Tetovë kanë vënë në lëvizje edhe humanistët nga jasht vendit...

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryqit të kuq shqiptarë por edhe atij bullgar për të ndihmuar familjet tetovare që kanë pësuar nga kjo katastrofë natyrore.

“Gjatë ditës së djeshme u ofrua ndihmë nga kryqi i kuq bullgar dhe ai shqiptarë”- tha sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.

Sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq Sait Saiti poashtu bëri të ditur se Kryqi i Kuq i Maqedonisë gjatë ditës së sotme ka dërguar ndihma për 200 familje në Shipkovicë dhe Reçicë.

“Sot  brenda ditës në bazë të vlerësimeve të bëra gjatë ditës së djeshme do të dërgohet ndihmë humanitare e cila do të përfshin afro 200 familje që janë në gjendje më të rëndë ,kryesisht do të dëregoeht pako ushqimi,pako higjienike batanije ,gjëra për dezinfektim dhe gjëra të tjera që në ndërkohë do të vlerësohen si të nevojshme për të tejakaluar pak gjendjen që u krijua pas vërshimeve” – tha sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.

Ndihma në rajonet e përmbytura në Tetovë krahas kryqit të kuq kanë paralajmëruar edhe  “El-Hilal” dhe organizata tjera humanitare. Poashtu Kryqi i Kuq i Maqedonisë bëri të ditur se në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Austrisë, ka siguruar 300  shtretër  elektrikë spitalor dhe paisje tjera spitalore, në vlerë prej 14 mijë eurosh, të cilat do të dedikohen  për qendrat klinike të Shkupit, Spitalin Klinik të Tetovës dhe spitalet tjera të vendit. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)