LSDM: Kjo sinjalizon fundin e qeverisë Gruevski
Dorëhejqja e minsitrit të Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski ka shkaktuar reagimin e opozitës, e cila ka vlerësuar se ky është një sinjal se qeverisë së Gruevski po i vjen fundi dhe se për Maqedoninë po vijnë ditë më të mira...

Ivanovski, para se të ik, duhet t’ju përgjigjet në shumë pyetje qytetarëve të Maqedonisë, për atë që ka bërë duke qenë minsitër në qeverinë e Gruevskit, apo mos ndoshta ka dicka edhe më të keqe për të cilën nuk e dijnë qytetarët, pyesin nga LSDM.
“Rradhiten ikjet nga qeveria e Gruevskit. Me dorëheqjen e fundit të Ivo Ivonavski, ministër të Shoqërisë Informatike, të gjithë e kanë të qartë se afrohet fundi i rregjimit të qeverisë dhe se vjen liria. Për Ivanovskin është më mirë të punojë në kompani private se sa të jetë pjesë e qeverisë së Gruevskit. Por, Ivo Ivanovski, ka përgjegjësi ndaj opinionit të Maqedonisë! Përse ik nga Maqedoni pikërisht tani? A po ik nga frika për t’u ballafaquar me qytetarët për politizimin e adminsitrtatës që e ka bërë në qeverinë e Gruevskit, apo për raportet e instiucioneve relevante ndërkombëtare për partizimin e administratës, ku të gjithë e dinë se është bërë nga ana e minsitrit Ivanovski?” – tha Lupço Nikollovski nga LSDM.
Ministri për Shoqëri Informatike Ivo Ivanovski nga muaji shtator largohet nga posti i tij qeveritar, ndërsa do të angazhohet në pozicion përgjegjës në një kompani të huaj private.
Ivo Ivanovski ka qenë ministër që në qeverinë e parë të Gruevskit, ndërsa detyra e tij kryesore ka qenë ngritja e nivelit të komunikimit informtatik në Maqedoni. Ndërkaq, ai ka deklaruar se në punën e tij të re, do të angazhohet përsëri për të mirën e Maqedonisë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
