Komuna e Kumanovës ndan 500 mijë denarë për Tetovën
05.08.2015 16:06
Në një seancë të jashtëzakonshme, Këshilli i Komunës së Kumanovës ka vendosur që për të prekurit nga vërshimet e para disa ditëve në Tetovë dhe rrethinë...

Vendimi u mor unanimisht me 24 vota pro nga gjithsej 24 këshilltarë sa ishin prezent në seancë. Edhe në diskutimet e tyre këshilltarët përkrahën iniciativën e kryetarit Zoran Damjanovski, për ta ndihmuar popullatën e prekur të Tetovës.
Ndërka kreu i Komunës Zoran Damjanovski tha se është në kontakt të vazhdueshëm me Kryetaren e Tetovës, Teuta Arifin, rreth asaj se për çfarë ndihme ka më së tepërmi nevojë në këto çaste.
Ai gjithashtu tha se përmes Ministrisë së Ambijentit jetësor dhe planifikimit hapsinor me mjete teknike Kumanova do ta ndihmojë Tetovën. (Nexhati Aqifi, TVM2)
