TETOVA DY DITË PAS STUHISË VDEKJEPRURËSE

Dy persona mbeten të zhdukur

05.08.2015 17:21

Stuhija vdekjeprurëse e para dy ditëve në Tetovë tanimë është konfirmuar se u ka marr jetën të paktën 4 personave, ndërsa dy të tjerë vazhdojnë të mbeten të zhdukur dhe po punohet për gjetjen e tyre...

Poashtu dhjetra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjeksore në spitalin klinik të Tetovës.

“Numri i personave të cilët kan kërkuar deri në dytën e dyt shërbime shëndetësorë në spitalin klinik është rit 24 persona të gjith personat që kan kërkuar jan jashtë rrezikut për jetë. Prej momentit kurr ndodhi fatkeqësia si spitali klinik të Tetovës edhe i shpis shëndetit ekipi i ndimës së para ariti në vend ngjarje ku patëm ndim nga Gostivari dhe Shkupi” – tha drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi.                                        

Drejtori Besimi poashtu bën të ditur se nga stuhia që kaploi qytetin e Tetovës ka pësuar edhe vet spitali i Tetovës.     

“Nga vërshimet nuk ngeli pa u prekur edhe spitali klinik i Tetovës sic e shifni edhe ju tani duke punuar ku lumi doli nga shtrati dhe I vërshoj objektet te spitalit klinik të Tetovës mirpo kjo nuk e pengoj në as një mënyr kryerjen e veprimtaris primare që ka spitali në ofrimin e shërbimeve shëndetësor për qytetarët” – tha drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi.        

                               

KRYETARJA ARIFI APELON MOS PINI UJË NGA UJËSJELLËSI

Nga ana tjetër pushteti lokal në Tetovë po përpiqet të sanojë pasojat. Kryetarja Teuta Arifi sot ishtë në  Lagjen Dardania. Tendenca kryesor ngelet zhbllokimi i rrugës në Poroj, ka thënë Arifi.                                                                                                             

“Poroj është tendenca kryesore që të hapet të mbërim deri në hapjen e rrugës magjistrale që është shum e rëndësishme për lëvizjen e popullatës dhe ati do të intesifikojm dhe do të shtojm numrin e mekanizmit. Ne jëmi pran qytetarve sic edhe kemi qenë gjithmon ne kuptojm të gjithë së është një fatkeqësi e natyrës ne nuk mundemi kundër natyrës po normalish kemi obligim të merimi me pasojat që vin nga ajo normalish të gjith familjet të cilat jan të prekuara  do të marin nga fondi të cilin qeveri vendosi dje” – u shpreh Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.                                    

Kryetarja Arifi theksoi se pjesa më e madhe e tragjedisë janë jetët e humbura të njërzive, dhe njokosish apeloj tek qytetarët të ken kujdes dhe të evidentojn pijen e ujt nga sistemi i ujsjellsit deri në vërtetimin e regullsisë mikrobilogjike nga organet kompentente. (Visar Sadiki, TVM2)