Shipkovica ende nën gërmadha
Fshatrat e Mallësisës së Tetovës të prekura nga stuhia vazhdojnë të përballën me munges të ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike...

Gjendja e vështirë vazhdon të mbizotërojë në fshatin Shipkovicë. Ekipet e pastrimit së bashku me banorët dhe autoritetet lokale bëjnë përpjekje të vazhdueshme të heqin gërmadhat e dheut dhe gurëve për të hapur rrugët për qarkullim.
“ Gjendja për momentin është nën rezik. Këtu na navoiten të gjitha gjërat. Ujësjellës nuk kemi, por nga ana tjetër u faliminderojë që na kanë sjellur ujë për pije dhe ushqim”
“Kjo u bo për 1 minut. Për momentin kemi nevoj për ujë për produktenhigjienike edhe për mjeke..”
“Llogariti se je she njeriut duke vdekur a nuk mund ta shpëtosh . Këtilla pamje kemi pa me sy tona tu përmbytj njerzit por skemi pas mundësi tu ndihmojmë”
“Ma zi a mund të bëhet. Natyra e bëni të vetën” – thanë disa nga banorët e Shipkovicës të anketuar nga TVM2.
Vështirësitë më të theksuara hasen gjatë zhbllokimit të rrugicave të stërmbushura me dhe dhe gurë.
Mbi 20 shtëpi këtu në fshatin Shipkovic janë tërësisht të boshatisura për shkak dëmeve të mëdha që janë bërë nga vërshimet katastrofale që kapluan këtë zone.
Banorët e shtëpive të përmbytura vecmë kanë braktisë këto vendbanimedhe janë vendosur përkohësisht te të afërmit e tyre.
Shtabi i emergjencës në Shipkovicë me intensitet të madhë po shpërndan ushqim, lëngje dhe produkte higjienike të nevojshme për këto ditë të vështira. Ndihma për Shikovicën vijnë nga cdo cep i vendit.
“Çdo rritje të banorëve që kanë nevojë për ndihëm normalisht që kërkon ndihëm më të madhe. Mendoj se ndihmat deri në këto momente në nivel të duhur. Çdo minut më vijnë telefonata nga çdo kush nga kompanit organizat humanitare” – tha kryetari i shtabit të emergjencës në Shipkovicë, Dashmir Sadiku.
Banorët e Shikpovicës dhe ekipet e pastrimit do të vazdhojnë të punojnë deri në normalizimin e jetës në këtë fshat. (Rexhep Qamili, TVM2)
