Elmedin Sejfullau “vetëm” i pesti në Kamapionatin Evropian për kadetë

05.08.2015 18:46

Elmedin Sejfullau e humbi në mënyrën më tragjike të mundshme medaljen në Kampionatin Evropian për kadetë, që po mbahet në Suboticë të Serbisë...

Edhe pse meritoi shumë më tepër, në fund u detyrua të jetë vetëm i pesti, pasi në finale e vogël, në luftën për medalje të bronztë, humbi nga moldavezi Ion Soilita.

Dhe humbja ishte më e dhimbshmja e mundshme, pasi Elmedini dëshmoi kualitet, ishte shumë afër fitores, por nuk ia doli dhe u dënua fal disa gabimeve fillestare që i bëri gjatë luftës, e të cilat i paguajti shumë shtrenjtë.

Në fund, rezultati ishte i barabartë 5-5, por fitorja i takoi kundërshtarit, pasi ishte ai i cili në një aksion të vetëm arriti të fitoj katër pikë.

Sa i përket paraqitjeve në seancën e paradites, të cilat e sollën deri te lufta për medalje të bronztë, Sejfullau nuk zhgënjeu, duke regjistruar tri fitore dhe një humbje.

Disfata e vetme erdhi në çerekfinale, ku u mund nga turku Cabbar Duyum, duke humbur me 9-4 në pikë, pasi Duyum kishte ndihmë të madhe edhe nga referët. Sa i përket paraqitjeve tjera, Sejfullau ishte I shkëlqyeshëm dhe në raundin eliminator, pa shumë vështirsi mundi me 9-1 në pikë, gjermanin Sebastian Schmidt.

Pas kësaj, në 1/8 e finales Sejfullau u takua me hungarezin Balasz Egyed, ndaj të cilit korri fitore me 6-3 në pikë. Pas humbjes në çerekfinale, kundërshtari I Sejfullaut u plasua në finale dhe I mundësoi atij të garoj në garat e repasazhit, ku u takua me francezin Sofiane Khamer, ndaj të cilit dominoi absolutisht, dëshmoi cilësi të shkëlqyeshme dhe e fitoi ate me superioritet teknik prej 10-0.

Marrë në përgjithësi, edhe pse kësaj rradhe humbi medaljen, plasmani në pozitën e pestë është një sukses tjetër i madh për Elmedin Sejfullaun, klubin e tij, klubin e mundjes Liria, por edhe mundjen dhe sportin shqiptar në përgjithsi në vendin tonë.

Pas kësaj, shkupjanin 17 vjeçar, paraqitja e rradhës e pret pas vetëm dy javësh, tani në Kampionatin Botëror për kadetë, I cili në fund të muajit gusht do të mbahet në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.(Mustafa Ademi, TVM2)