Vërshimet në Tetovë dëmtuan urën që lidhë Porojin dhe Jazhincën

05.08.2015 19:56

Vërshimet në Tetovë të cilat morën jetë njerzish në mësin e tyre fëmijë, kan bllokuar edhe rrugët e disa fshatrave, madije kjo fatëkeqësi natyrore e cila përbinte gjithcka që kishte përpara, nuk e la pa e shktarërruar edhe urën kryesor që lidh fshatin Poroj dhe Jazhincën...

Aktualishte punohet për  zhbllokimin e rrugëve. Banorëve e fshatrave Xhepçishtë dhe Poroj njoftojnë edhe për dëmë të mëdha matriale dhe shtëpi të rrënuara.

“Siç e shihni tash është e bllokume rruga në të gjitha anët, Poroj ,Gjepqisht është e bllokume rruga kryesore është e palëvizëeshme, makineria është tu punu pandërprerë. Ne kemi shpresë që kjo të pastrohet sa ma shpejt se kjo është dicka e vacant se e lidh rrugën Jazhincë-Tëtovë. Ne fshati si fshat Poroj-Xhepçisht jemi të bllokuar totalisht” – tha një banorë i fshatit Poroj.

Pas thirrjeve për ndihmë të banorëve të këtyre  fshatrave Ministrti Ekonomisë, Nurhan Izairi erdhi për të parë nga afër situatën bashkë më komisionin për vlersimin e dëmeve dhe për t’iu dalë në ndihmë të njejtive.

“Sot bëmë vizitën në fshatin Poroj konstatumë gjendjen momentale të urës e cila është e dëmtume dhe kan ardhë në ndihmes nga Ministria e Mbrojtjes të cilët do të ndërmarrin aksion për rindërtimin e kësaj ure dhe urës tjetër nalt në fshatin Poroj dhe njëkosishtë duhet të gjejmë mjete, praktikisht të gjeme kontstruksionin e drurit që të fillohet menjeher me rikonstuimin e rrugës që po e shihni” – tha ministri i ekologjisë, Nurhan Izairi.

“Ne lajmërum në Komunë dhe njerzit kompetet të Komunës kan ardhe edhe kan thirrë edhe organet e ushtris, besoj se këtë do ta përmisojmë dhe do ta rregullojmë, këtu kur vjen lumi është shum I rrezikëshëm se vjenprej nalt, prej fhstit Gjellë, kodra atje shkepet, ajo është fuqi e madhe fusi natyrore dhe smund tan dale kush. Kjo urë që lidh Tetoven me Jazhincën, shtetin me një shtet tjetër dhe shumica këtu kan kalu” – u shpreh një banorë tjetër i fshatit Poroj.

Sipas intenzitetit të punimeve që jan duke u zhvilluar në tëren, nga Drejtoria për Mbrojtje dhe shpëtim njoftojnë se rruga regjionale Tetovë-Jazhincë, pritet të zhbllokohet brenda dy-tre ditëve dhe tu mundësohet banorëve qarkullim i lirshëm.

“DMSH është e angazhuar me 6 maqineri të rënda si dhe me 10 kamiona për bartjen e matrialeve që I ka bërë rrëshqitja e dheut, gjatë vërshimeve të këtyre ditëve. Në bazë të intenzitetit të punës që kemi deri tash Brenda  dy-tre dutëvë shpresojmë që kjo rrugë të debllokohet” – deklaroi Udhëheqësi i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Arif Arifi.

Banorët shprehen se kan nevojë për uj të pishëm sepse gjysma e fshatit Poroj ka ndërprerje të ujit ndërsa gjysma  ka uj por nuk është i pishëm. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)