E pa gjetur Rina 6 vjeçare nga Shipkovica, nuk dihet edhe fati i një 61 vjeçari nga Liseci
Rina 6 vjeçare nga fshati Shipkovicë ende rezulton të jetë e zhdukur...

Kërkimet për gjetjen e trupit të saj po vazhdojnë nga pjestarët e ushtrisë së drejtorisë për shpëtim dhe banorët e fshatit.
Ushtria bashkë me banorët e Shipkovicës, tashmë 2 ditë po kërkojnëvajzën e zhdukur, por për fat të keq ende nuk ka gjurmë prej saj.
Familjarët por edhe banorët e fshatit thonë se shpresa e tyre, për të gjeturvajzën e zhdkukur ngelet në shtepinë e vajzës, gjejgjësisht nën e katin e parë të shtëpisë aty ku edhe uji I rrëmbyeshëm e kishte marrë atë.
“Nëna i ka pas 3 fëmijët e vet aty në dhomë, por në momentin fëmijën që është viktimë e kap duke e kap fëmijën tjetër e merr nga dhoma vrapon ta kap atë e kap atë, por kur kthehet që e ka lënë tjetrin veçmë ai është i ndrumë jetë, vajzën e ka pas prapa shpine kur kthehet mandej ta shofe vajzën nuk është aty. Shpresat ne i kemi këtu, jemi pakjtuar me vdekjen , por duam ta gjejmë trupin qëpak zemrat të na pushojnë” – tha Samedin Ahmedi, familjar i vajzës.
“Kanë ardhur ushtria, kanë ardhur policia janë duke e kërkuar me qen, e me gjitha gjërat e nevojshme, nuk po munden ta gjejnë se ku është ajo vajzë. Dikush thotë se është mbrenda në dhomë, dikushi thotë përjashta, dikush thotë se e ka përplasur uji diku më larg” – tha një banorë i Shipkovicës.
Kërkimet po kryen edhe me qentë e ushtrisë të trajnuar për gjetje kufomash. (Ersan Pajaziti, TVM2)
