Maqedoni

Aksion i madh i MPB-së për arrestimin e personave të dyshuar se kanë lidhje me SHI-në

06.08.2015 12:15

MPB herët në mëngjes zbatoi aksion të madh policor në disa qytete në vend për arrestimin e personave për të cilët supozohet se janë anëtarë të SHI-së...

"Aksioni i madh policor i MPB-së është për arrestimin e personave për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarake në Siri dhe në rajone të tjera ku ka konflikte luftarake, si dhe të personave të cilët kanë rekrutuar shtetas të Maqedonisë për të marrë pjesë në luftimet në Siri", konfirmoi për MIA-n zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski.
 
Aksioni, i cili është në fazën përfundimtare, po zhvillohet në disa qytete. Bastisje janë bërë në Shkup, Strugë, Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar. Për fazën finale janë angazhuar njësitet speciale të MPB-së.
 
Informacione më të detajuara për aksionin, MPB paralajmëroi gjatë ditës së sotme./mia