Maqedoni
Ndalohet peshkimi ilegal në Liqenin e Ohrit
06.08.2015 12:28
Disa rrjete peshkimi në gjatësi të përgjithshme prej rreth 500 metrave, afërsisht tridhjetë kilogramë peshq të ndryshëm dhe qindra ekzemplarë mjete peshkimi dhe pajisje tjetër...

Disa rrjete peshkimi në gjatësi të përgjithshme prej rreth 500 metrave, afërsisht tridhjetë kilogramë peshq të ndryshëm dhe qindra ekzemplarë mjete peshkimi dhe pajisje tjetër, janë gjetur dhe janë marrë gjatë patrullave në Stacionin policor për mbikëqyrje kufitare "Liqeni i Ohrit" të zbatuara gjatë muajit të kaluar.
Në disa aksione të veçanta rreth një kilometër nga linja kufitare në afërsi të Radozhdës, në ujërat territoriale të Maqedonisë janë kapur pesë persona - shtetas shqiptarë në peshkim ilegal, të cilët janë në përpjekje për të ikur janë ndaëluar nga efektivët e policisë.
Në peshkimin ilegal në ujërat e Liqenit të Ohrit janë kapur edhe shtatë shtetas të Maqedonisë - gjashtë nga Ohri dhe një nga Shkupi.
Aksionet e kontrollit të policisë së liqenit realizohen përgjatë gjithë gjatësisë së linjës kufitare liqenore, por edhe në pjesën e mbetur të ujërave territoriale të basenit liqenor.
Konform Ligjit për lundrim të brendshëm, ndërsa për shkak të mosrespektimit të ndalesës për lëvizje të objekteve lundruese, kundër katër personave janë ngritur kundërvajtje që janë përcjellur deri në Kapiteninë e portit, si dhe katër kallëzime penale për peshkim ilegal./mia
