Botë
Vazhdojnë analizat e pjesëve të aeroplanit të gjetura në ishullin Reuninon
06.08.2015 13:33
Laboratori ushtarak nga Tuluzi ku janë dërguar për analizë pjesë të gjetura në ishullin francez Reuinion në Oqeanin Indian...

Laboratori ushtarak nga Tuluzi ku janë dërguar për analizë pjesë të gjetura në ishullin francez Reuinion në Oqeanin Indian, sot vazhdon me analizat, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.
SIpas kryeministrit malajzian nuk ka dyshim se bëhet fjalë për pjesë të Boingut 777 të kompanisë Malajzia erljans.
Avioni malajzian u zhduk në 8 mars të vitit 2014, kur në mënyrë të pashpjegueshme humbi nga radarët gjatë udhëtimit nga Kuala Lumpuri në Pekin, me 239 persona në bord.
Krahu 2 metra i gjatë është pjesa e vetme nga avioni që është gjetur deri më sot. Ky krah ndodhet aktualisht në Tuluzë të Francës, ku po ekzaminohet nga hetuesit.
Fakti që një pjesë e krahut të avionit Boing 777 të kompanisë "Malajzian Erlajns” u gjet në ishullin Reunion do të thotë që kërkimet e bëra që nga çasti kur ndodhi ngjarja e deri më sot kanë qenë të kota.Në këtë përfundim ka arritur një fizikant nga Suedia, që ka bërë gjithashtu një investigim personal të pavarur mbi ngjarjen.
Sipas doktor Henrik Ridberg, kërkimet duhen spostuar në jug të Oqeanit Indian që pozicionohet më në veri të vendit ku janë bërë kërkimet deri më sot.
