Botë
Greva e të punësuarve në metro ka shkaktuar kaos në Londër
06.08.2015 14:03
Greva e të punësuarve në hekurudhën nëntokësore të Londrës, ka shkaktuar sot kaos trafiku në kryeqytetin britanik...

Greva e të punësuarve në hekurudhën nëntokësore të Londrës, ka shkaktuar sot kaos trafiku në kryeqytetin britanik dhe turmat para stacioneve të autobusëve, hekudhave dhe të taksive.
Kjo është greva e dytë e metrosë, në 30 ditët e fundit.
Greva paraprake u mbajt më 8 dhe 9 korrik dhe gjithashtu situatë kaotike në trafikun e qytetit dhe vështirësi të mëdha në trabsferimin e londinezëve, deri dhe nga vendet e punës.
Kjo grevë 24 orëshe ka filluar të mërkurën, në orët e vona të pasdites dhe do të zgjasë deri nesër herët në mëngjes.
Rroga mesatare e shoferëve të metrove lëvizë rreth 40 mijë stërlina në vit, por përfitimi i një pjese të mirë të tyre arrin edhe deri në 50 mijë stërlina, që është më tepër se ajo e një sërë pedagogësh universitarë. /mia
