Botë
Dega në Egjipt e ISIS kërcnon se do të ekzekutojë një peng kroat
06.08.2015 14:39
Dega në Egjipt e militantëve të Shtetit Islamik ka kërcënuar se do të ekzekutojë brenda 48 orëve një shtetas kroat të rrëmbyer...

Dega në Egjipt e militantëve të Shtetit Islamik ka kërcënuar se do të ekzekutojë brenda 48 orëve një shtetas kroat të rrëmbyer, nëse autoritetet egjiptiane nuk lirojnë të gjitha gratë e burgosura myslimane.
Shtetasi kroat, punonjës në një firmë energjike franceze në Kajro, është rrëmbyer më 22 korrik, derisa ka qenë duke udhëtuar në Gadishullin Sinai.
Në një video të postuar online nga i ashtuquajturi Grup i Provincës Sinai, pengu ka identifikuar veten si Tomisllav Sallopek.
Ai është shtetasi i parë i huaj që rrëmbehet dhe kërcënohet me vdekje nga militantët në Egjipt, prejse ka shpërthyer kryengritja islamiste atje, dy vjet më parë.
